Në PD, duket e kanë marrë seriozisht “mesazhin” e kreut të saj Lulzim Basha, për të “kompensuar” gjobën 163 milionëshe në një kastravec 163 milimetërsh. Kërkimet dhe gjetjet nuk kanë munguar.
Më “origjinali” është gjetja e kreut të PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj.
Në rrjetet sociale Meminaj ka publikuar madje edhe foton. Megjithëse ka pasur dyshime për gjatësinë e kastravecit, ai ka siguruar se është i duhuri për të kompensuar gjobën.
“Gjatësinë e kastravecit në foto nuk e përcaktoj dot, por besoj është i duhuri për të kompensuar gjobën”, shkruan Moisi Meminaj, ndërsa poston edhe këtë foto.












