Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orët e vona në Shkodër. Të paktën një person është plagosur me dy plumba në afërsi të Stacionit të Trenit, në lagjen Ndoc Mazi.
Sipas dëshmive të para i plagosuri quhet Nikolin F. Dhe plagët i ka marrë në këmbë.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.











