Foto Ilustruese
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, kanë bërë të ditur se dje, u arrestuan në flagrancë shtetasi, Mahmmed Mamon Jomir Ali Ahmed Choudhray, 24 vjeç , banues në Londër Angli.
Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Londër.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se këta persona u proceduan sepse në rrugën “Sulejman Delvina”, në mjetin tip “Tuareg”, me targë GBREI 3 KYF, me drejtues E. S., gjatë kontrollit fizik shtetasit Mahmmed Mamon Ahmed Choudhray, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 7.8 gr lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.












