Kryeministri Edi Rama para disa ditësh ishte në Elbasan ku zhvilloi dhe një takim me strukturat e PS-së në këtë qytet. Siç tregohet edhe nga foto Rama ka mbërritur në sallën ku do të zhvillohej takimi më herët se të pranishmit.
Kryeministri i shoqëruar edhe nga deputeti Taulant Balla dhe kreu i bashksië së Elbasanit Qazim Sejdini kanë vendosur të presin që të mbushej salla. Rama qëndron i ulur mbi një tavolinë ndërsa nga qëndrimi i të pranishmëve duket se temperaturat janë të ulëta pasi qëndrojnë me duar në xhepa dhe të veshur trashë.











