• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ PD feston 25 vjetorin. Basha: Të ikë fatkeqësi-qeveria, të lirohet demokracia!

admin by admin
11 December, 2015
in Politika
0
FOTO/ PD feston 25 vjetorin. Basha: Të ikë fatkeqësi-qeveria, të lirohet demokracia!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike feston sot 25 vjetorin e themelimit të saj. Në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve iu bë jehonë lëvizjes studentore dhe të intelektualëve që rrëzuan regjimin komunist në 1990 prej të cilëve edhe u themelua Partia Demokratike, duke i dhënë fund regjimit komunist në vend. Jehonë iu bë arritjeve historikë të Shqipërisë në vitet që u qeveris nga demokratët, duke u bërë anëtare e Këshillit të Europës, e NATO- dhe, lëvizje pa viza në BE dhe e përgatiti për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Themeluesit e Partisë Demokratike deri te lideri historik Sali Berisha ishin të parët që folën. Berisha u bëri thirrje demokratëv që të udhëheqin shqiptarët, t’i inkurajojnë ata në të gjitha format demokratike të mosbindjes civile deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
 

Basha: Të ikë qeveria, të lirohet demokracia!

pd 25 vjec2Ditë apeli për themeluesit e orëve të para, për ata që qëndruan në PD, por edhe për të rinjtë. Kështu e cilësoi kryedemokrati Basha 11 dhjetorin, ditën kur përkujtojnë 25 vjetorin e krijimit. Ai u shpreh i bindur se sot kjo parti, “Me Berishën, me të vjetërit e të rinjtë është më e fortë, më e bashkuar, më e urtë dhe më e mençur”.
“Miq të dashur përkujtimi, nderimi për vlerat e PD, për dhjetorin e pluralizmit politik janë 3 ngjarje të lidhura pazgjidhshmërisht që rikthehen në çdo dhjetor, shkëlqejnë dhe vijnë me mesazhe të reja me ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa”,  tha Basha.
Kreu i PD ka kujtuar të gjithë demoraktët që kontribuan për këtë parti e që sot nuk janë më në jetë, që nga Azem Hajdari e deri tek Sokol Olldashi.
“Për ne si çdo herë dhe më shumë 11 dhjetori është një ditë apeli për themeluesit, demokratët e orëve të para, ata që qëndruan, për të rinjtë, është një ditë apeli ku fort kumbon në kujtesën e shpirtin atyre që vdekja i ka ndarë prej nesh, por që kanë lënë të gdhendur emrin e tyre. Vjen e kumbon sot zëri i Azem Hadarit, heroi i demokracisë të cilin armiqtë e lirisë e vranë para selisë së PD. Do kishim dashur ti shtrëngonim dorën në këtë 25 vjetor. Ai është plaga dhe krenaria jonë, frymëzim, flamur për PD”.
Më tej, Basha u shpreh se ndjehet krenar në këtë 25 vjetor, pasi PD ka qënë në ballë të ndryshimeve historike.
“Ka udhëhequr dhe udhëheq ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Ne shtrëngojmë duart me njëri- tjetrin, krenohemi e festojmë si një trup i vetëm, në një shtëpi, shtëpinë e madhe të lirisë që ka ndërtuar e do vijojë të ndërtojë historinë e PD”.
Nga ana tjetër, kryeopozitari konfirmojë edhe njëherë se protesta e datës 8 dhjetor ishte madhështore, ndërsa pohoi se qeveria Rama-Meta duhet të largohet. Ai shtoi ndër të tjera se largimi i ‘fatkeqësi-qeverisë’ do të sillte ‘lirimin e demokracisë’ të cilën ai e quajti ‘thirrjen e dytë të 8 dhjetorit’.
“Të gjithë jeni të rinj, ju duam të gjithë ju të rinjve. Me vizion dhe përkushtim. Ky përvjetori i madh na fton ta hedhim shikimin para dhe të shohim me perspektivë. Protesta madhështore e 8 dhjetorit konfirmoi largimin e qeverisë Rama-Meta si një qeveri mashtruese, e rrezikshme për vendin dhe qytetarët. Të ikë fatkeqësi-qeveria, të lirohet demokracia dhe të vijë rinia. Kjo është thirrja e dytë e 8 dhjetorit. PD i prin shpresat dhe ëndrrat, me historinë tonë më të mirë, me bashkimin dhe alternativën tonë të zhvillimit, Shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur, disa me turp, se u erdhi dhe u vjen dita. Por PD që doli në skenë si fuqia e përmbysjes së diktaturës, mbartëse e aspiratave mbarëpopullore, PD e ka të shkruar fatin e vet. Do ofrojë mirëqenie. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.”, tha Basha.

Berisha: Sikur vetëm një të mbetet në këtë parti, do të jem njëri prej jush
pd 25 vjec3“Sot përulem para veprës së Azem Hajdarit, studentëve dhe ideatorëve që 25 vite më parë nxorën shqiptarët nga barbaria më çnjerëzore, mjerimit më të skajshëm, themeluan PD si partia e vërtetë opozitare në tërë memorien tonë kombëtare. Azem ti je gjallë!”.
Kështu e nisi fjalën e tij në 25-vjetorin e krijimit të PD-së, një ndër themeluesit dhe lideri i historik i demokratëve.
Sali Berisha e ka cilësuar veten me fat që ka qenë pjesë e PD-së që në gjenezën e saj, ndërsa shprehet se edhe një të mbetet në këtë parti, ai do vijojë të jetë demokrat.
“I them vetes se kam lindur me fat, me këmishë se isha njeri prej jush dhe ne së bashku Shqipërinë e gremisur e hapëm drejt Europës, vendosëm liritë dhe të drejtat e njeriut, e çuam në Këshillin e Europës në NATO, e çuam kandidate për statusin e BE. E nxorëm nga mjerimi ekstrem, të ardhurat për frymë u rritën. Ju them se do vijoj përpjekjet e mia gjithë jetës për lartësimin e vlerave ku besojmë. Miqtë e mi, Viktor Hugo në një vjershë të tij shkruan: Sikur 1 mijë të mbetemi, do mbetem njëri prej jush, sikur vetëm 1 të mbetet, do jem njëri prej jush”.
Më tej Berisha tha se demokracia iu ka dhënë më shumë guxim shqiptarëve dhe i ftoi të ngrihen në lartësinë e guximit, të përmbysin qeverinë e Ramës, por me mjete demokratike siç përmendi ai.
“Ne mblidhemi sot me besimin e palëkundur tek vota e lirë vlerësuam, respektuam votën e shqiptarëve, proceduam me transferim të rregullt të pushtetit pa menduar se liritë e shqiptarëve qenies së tyre do rrokullisej me shpejtësi të madhe, si në kohërat më të zeza të shqiptarëve. Ata që erdhën në pushtet janë hajdutët e pasurive tuaja, përdorën votën e shqiptarëve për të vjedhur. Një kushtrim vjen nga ata që përmbysën diktaturën, ju them se guximi juaj sot është 100 herë më i madh se sa ne në vitet ’90. Ne ishim të rritur në skllavëri, shtypje e barbari, ne me qindra e mijëra herë kishim ndjerë në zemër rrahjet e frikës. Sot jemi 25 herë më të fuqishëm për të mbrojtur liritë, votën dhe qenien tonë. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit që kemi. Ky vrasës i shpresës të marrë atë që meriton fundin, koshin e plehrave të etërve të tij. Edi Rama të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike sa më parë”.
“Koha është e jona thirrja është e jona, të mos presim asnjë orë, asnjë ditë po të shohim çdo bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët t’ju kthejmë shpresën se Shqipëria s’meriton të largohemi po të punojmë këtu”.
Berisha u ribëri thirrje gjithë shqiptarëve që të ngrihen në protestë.
“Ju ftoj secilin prej jush për të qëruar së më parë këtë klikë që po largon nga Shqipëria çdo vit qindra mijëra të rinj. Po i vdes njerëzit në burgje dhe në kasolle të ftohta që po i lë pa energji dhe çdo gjë. Në këmbë, në këmbë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha ai.

Selami: detyrimi ynë të rikthejmë shpresën
Një nga demokratët dhe themeluesit e Partisë Demokratike, Eduard Selami gjatë fjalës së tij para të pranishmëve deklaroi se lëvizja e Dhjetorit nuk do kishte rezultat për këtë parti. Sipas Selamit, Shqipëria kaloi nga vendi më i izoluar i Europës, në një vend që u anëtarësua në NATO dhe anëtare në KE.
“Gëzuar festën! Është një nder dhe privilegj i veçantë që t’ju dertohej juve këtu pasi përfaqësoni një nga lëvizjet evropiane, që solli lëvizjen e dhjetorit që solli PD-në. Pa PD kjo lëvizje nuk do kishte këto rezultate. Nga vendi më i izoluar i Evropës, nga përballja me kulturën komuniste, Shqipëria arriti të anëtarësohet në NATO e Këshillin e Europës. Në pjesë janë këtu dhe një pjesë jo, por dua ti falënderojë nga zemra. Siç thoshte edhe John Kenndy: Atij që i bëhet, nga ai më shumë pritet. Ndaj Shqipëria sot pas 25 vitesh ka nevojë për një rigjallërim të vlerave të shqiptarëve. Shqiptarët për shkak të qeverisës po humbasin shpresat, ndaj ky është detyrimi jonë i përbashkët”, tha Selami.
Demokrati Selami nuk la pa përmendur dhe faktin se në disa raste ka qenë kritik me qëndrimin e tij, ndërsa shtoi se, “Me të drejtë shqiptarët për shkak të keqqeverisjes po humbasin shpresën. Ku përveç PD-së duhet ta kërkojnë? Nëse ndonjëherë ngre zërin kritik, e ngre mbi këto shpresa që shqiptarët kanë tek PD. Unë mendoj se PD do rikthehet edhe njëherë në pushtet dhe në rrugën e Europës”.

Imami: Zgjidhje e vetme, zgjedhje të reja qeveri teknike
Arben Imami thotë se krijimi i PD-së ishte “realizimi i ëndrrës së pluralizmit politik shprehjes e një projekti të shqiptarëve për lirinë, për demokracinë, për Europën”.
“Ishim të qartë se duhet të shkonim drejt Europës. Është fat për PD dhe nuk ka ndodhur për shumë parti të ish- lindjes komuniste që të mbetet ende një forcë e madhe, kjo për shkak të sakrificës së shumë drejtuesve të saj, veçanërisht doktor Berisha”.
Imami tha se sot PD kërkon të arrijë objektivin e saj, për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe zgjidhje mbeten vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike.
“Shtet policor, krimi mbretëron në zyrën e kryeministrit dhe ministrit, mbretëron korrupsioni burgosen të mjerë, të varfër, përdhosen zgjedhjet e lira, prandaj nuk ka zgjidhje tjetër për Shqipërinë veçse PD. Mësimi është të ecim ashtu sikurse e proklamua nga zoti Basha në mitingun e fundit, të ecim drejt objektivit qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme”.

Belind Këlliçi: Të vendosur për të ndaluar këtë qeveri të korruptuar
Kreu i sapozgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi sot se rinia e sotme, ashtu si para 25 vitesh, nuk do të lejojnë që kjo qeveri të vrasë shpresat e shqiptarëve. Ai theksoi se PD-ja me punë do rikthehet në krye të vendit, për t’u marrë me punët e vendit.
“PD i solli vendit tim lirinë. Në atë kohë kam qenë vetëm 3 vjeç, e ishte meritë e Sali Berishës. Unë jam krenar që jam produkt i këtij standardi. Edhe në këtë proces në dëshmuam se jemi ndryshe. 25 vite më parë, politika ishte pronë e një pushteti të pafytyrë. Studentët e dhjetorit besuan se politika është një mundësi për të rrëzuar një sistem korruptiv. Ashtu është dhe sot. Sot gjendemi para një qeveri që po vret shpresën e shqiptarëve. Ne të rinjtë demokratë nuk do ta pranojmë, dhe në këtë 25 vjetor jemi të vendosur ashtu sikur 25 vite më parë, të ndalojmë këtë qeveri”, tha Këlliçi.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi falënderoi publikisht ish-kreun e selisë blu, Sali Berishën për kontributin e tij të çmuar në këtë forcë politike.
“Është e vështirë të flasësh pas zotit Sali Berisha, për të gjitha emocionet që ai përçon te njerëzit në këtë sallë, dhe jo vetëm. Fjalën time dua ta nis me mirënjohje dhe respekt për themeluesit e forcës më të madhe politike, e cila ka në themel të saj demokracinë. Mirënjohje dhe nderim për heroin e demokracisë, Azem Hajdarin. Sot përkulemi me respekt për studentët që sollën lirinë. Demokratët ja dedikojnë këtë punë, liderit historik, Sali Berishës, i cili u dha shqiptarëve lirinë”, tha Vokshi.

Previous Post

Flori reagon pas sherrit me Stinen: Turp apo krenari? Ja kam lënë drejtësisë në dorë

Next Post

Shqipëria merr 89.9 mln euro nga BE

admin

admin

Next Post
Shqipëria merr 89.9 mln euro nga BE

Shqipëria merr 89.9 mln euro nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.