Të paktën 1.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit prej vitesh ose kanë lindur jashtë Shqipërisë kanë mundësi të regjistrohen dhe pas kesaj besohet se do te perfshihen edhe ne votime.
Sipas ministrave që shpjeguan nismën e shtetit shqiptar regjistrimi mund të bëhet nga shtëpia online ose nga konsullata në vendin ku banojnë.
Qeveria shqiptare ka shpallur sot se brenda dy viteve qeveria parashikon qe çdo qytetar shqiptar qe jeton jashtë kufijve te jete i regjistruar. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë nje reforme historike, ku shteti do te marre te gjitha pergjegjesite ne raport me qytetaret pavarësisht vendit ku jetojnë.
Sipas tij procesi i regjistrimit te emigranteve do t’i japë fund humbjes se kohës e parave qe shqiptaret shpenzojnë per te marre qofte edhe nje dokument te vetëm, duke e krahasuar sjelljen e shtetit ne 2 dekadat e fundit me sjelljen e regjimit komunist.
Sipas te dhënave zyrtare 275.500 shtetas shqiptare kane lindur jashtë kufijve pas vitit 90, por kjo është e vetmja shifër e sakte ne lidhje me emigrantet, situate qe pritet te marre fund me hyrjen ne fuqi te ligjit.












