Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta uroi Partinë Demokratike dhe Grupin e saj Parlamentar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj.
“Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend.
Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”, shkruan Meta.
Ai nuk ka qënë prezent në ceremoni ndryshe nga herë të tjerë që festonte me demokratët festën e themelimit të PD-së.
Edi Rama nuk ka dëguar askënd megjithëse ka qënë i ftuar edhe vetë . Nëse është e domosdoshme të shënohet një socialist, atëherë le të jetë Kastriot Islami.
PD dërgoi në festën e reformimit të PS-së këtë vit, Tritan Shehun.











