Dy vëllezër shqiptarë ranë në pranga sot në Venecia pas një operacioni të gjerë të policisë italiane.
Në pranga përfunduan Pjeter Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, të cilët jetonin në Spineas, pasi akuzohen për krijimin e një bande narkotikësh që trafikonin drogë.
Operacioni i forcave speciale nisi, që në orët e para të mëngjesit të datës 11 dhjetor, bastisi të gjithë zonën e Spinea, e cila ishte shndërruar në vend trafikimi marijuane dhe kokaine nga shqiptarët. Hetimet disa mujore të policinë së Venecias identifikuan se në krye të kësaj organizate kriminale ishin dy të rinj shqiptarë.
Dy vëllezërit shqiptarë ishin shndërruar në tmerr edhe për “klientët” e tyre, pasi i kërcënonin se në qoftë se nuk paguhej menjëherë malli i dhënë prej tyre do të përdhunonin fëmijët dhe të gjithë familjen para syve.
Në operacionin e quajtur “Diamond” nga nofka e një prej të arrestuarve, që përdorte në Facebook u sekuestrua dhe një kilogram drogë.












