Foto Arkiv
Konferenca Gjyqësore Kombëtare zgjodhi sot 4 anëtarët e rinj të KLD. Ata do të jenë, Petrit Çomo 238 vota, Eneida Civici 227 vota, Brunilda Kadi 221 vota dhe Gerd Hoxha 214 vota.

Katër anëtarët e rinj të KLD-së
Konferenca Gjyqësore zgjodhi 4 anëtarët e rinj të KLD-së, midis 7 emrave kandidatësh. Kandidaturat për zgjedhjen në organin më të lartë të gjyqësorit ishin, Enejda Civici, Brunilda Kadi, Enkelejdi Hajro, Neritan Cena, Gerd Hoxha, Luan Hasneziri dhe Petrit Como.
Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj të KLD-së, vjen pas përfundimit të mandatit në të gjyqtarëve Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaj, Flamur Kapllani dhe Tritan Hamitaj.












