Një italian i cili kishte probleme financiare, e ka larë sot veten me benzinë dhe më pas i ka vënë vetes plakën para shtëpisë së ish-kryeministrit Silvio Berlukoni jo shumë larg Milanos, raportojnë mediat italiane.
Policët të cilët po qëndronin pranë shtëpisë së Berluskonit kanë arritur të shuajnë zjarrin, me ç’rast i kanë telefonuar për ndihmë një spitali që menjëherë e kishte dërguar një helikopter, transmeton lajmi.net.
Ende nuk dihen motivet se pse 30-vjeçari i cili kishte ardhur nga Sardenja, i kishte vënë flakën vetes para vilës së Berluskonit.
Sipas të përditshmes italiane “Republika”, thuhet se burri që i vuri vetes flakën është shtrirë në spital dhe është në gjendje të rëndë.
Besohet se ky burrë i kishte thënë policisë, se është i dëshpëruar për shkak se banka ia kishte ndërprerë një kredi kompanisë të cilën e menaxhon, gjë që ia kishte prekur rëndë biznesin.











