• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

admin by admin
15 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm
rreth 56 milionë lekë të reja.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani.

Këta dy shtetas, në pozicionet e tyre, kanë përfshirë në veprimtari të paligjshme edhe shtatë shtetas të tjerë, përkatësisht 4 drejtues teknik farmacish dhe 3 punonjës të Fondit rajonal të Tiranës.

Në përfundim të hetimeve për këtë rast, nga i cili kanë rrjedhur edhe disa hetime të tjera në zhvillim, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuza për personat si më poshtë:

1.
Hysni Roçi, pronar farmacish, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”

2.
Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg”, ndryshuar nga Gjykata e Apelit në “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim;

3. Edlira Mara, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe “fallsifikimit të dokumentave”;

4. Frida Lamçe, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;

5. Fatbardh Budo, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;

6. Mimoza Tufi, drejtore teknike e farmacisë “Lundër”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

7.. Nikollaq Thanasi, drejtor teknike i farmacisë “Nutrimed”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

8. Adelina Manaj, drejtore teknike e farmacisë “Adelina”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

9. Arens Spahiu, drejtor teknike i farmacisë “Bërzhitë”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se skema ka funksionuar në dy plane, të cilat lidhen me njëra-tjetrën, me qëllimin final përfitimin e paligjshëm të shumave të parave nga rimbursimi i ilaçeve.

Shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive, u ka marrë liçensat drejtuesve teknikë të farmacive “Lundër”, “Bërzhitë”, “Adelina” dhe “Nutrimed”, me qëllim përfaqësimin e tyre në raportet me Fondin Rajonal të Kujdesit Shëndetësor për përfitimin e rimbursimit të ilaçeve. Nga hetimi ka rezultuar se këto farmaci, gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në mënyrë të padrejtë, nga rimbursimi i ilaçeve që kanë deklaruar se kanë shitur, por që në të vërtetë rezulton se nuk kanë shitur ato sasi. Madje, rezulton se kanë deklaruar si të shitura ilaçe, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë në dispozicion.

Drejtuesit teknikë të farmacive, të cilët janë marrë të pandehur, kanë deklaruar gjatë hetimit, se nuk kanë kryer veprime me Fondin. Por, ka rezultuar e provuar se liçensat e tyre ia kanë dhënë shtetasit Hysni Roçi, i cili, nëpërmjet mashtrimit, ka rimbursuar në llogari të tyre shuma të ndryshme dhe në këtë mënyrë, edhe drejtuesit teknikë janë përfitues të kësaj skeme mashtrimi.

Nga ana tjetër, shtetasi Pjerin Xhuvani, në cilësinë e drejtorit rajonal të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka urdhëruar zyrtarë të tij për të formuluar akte fiktive kontrolli mbi farmacitë e sipërcituara dhe, në përfundim, i ka nënshkruar aktet e kontrollit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë rimbursimit të padrejtë këtyre subjekteve private. Po ashtu, edhe zyrtarët e Fondit, të marrë të pandehur në këtë procedim, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme, kanë nënshkruar akte kontrolle fiktive (të pakryera) për farmacitë, duke lejuar në këtë mënyrë përfitimin e padrejtë të rimbursimit monetar për subjektet private.

Previous Post

Hidhet nga pallati i riu nga Cërriku, shkak kushtet e këqija ekonomike

Next Post

Fier, dhunonte të atin, arrestohet 37-vjeçarit

admin

admin

Next Post
Fier, dhunonte të atin, arrestohet 37-vjeçarit

Fier, dhunonte të atin, arrestohet 37-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.