Masat në qytet
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Shkodër, nën masa të forta sigurie. Qëllimi i vizitës është përurimi i repartit të pediatrisë në spitalin e qytetit. Në spital ceremonia u zhvillua pa praninë e mediave, si masë sigurie, ndërsa një grua që tentoi të komunikonte me Ramën, është marrë forcërisht nga efektivët e gardës dhe është larguar.

Masat te spitali
Masat e rrepta të sigurisë janë marrë pas deklaratës së tij dy ditë më parë, sipas së cilës, “veriorët e panë detin për herë të parë, kur erdhi Saliu në pushtet”.
Përpos reagimeve të shumta, të këtyre ditëve, kundër deklaratës së kryeministrit, janë marrë pasat e rrepta sot në Shkodër.











