Spitali Shkodres
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhen sot në Shkodër ku kanë inauguruar vënien në eficencë të Pediatrisë. Aktiviteti është zhvilluar pa praninë e medias, ndërkohë që raportohet se një qytetare e sëmurë me kancer ka tentuar të hyjë në spital por nuk është lejuar nga Garda.
Qytetarja ka denoncuar mungesën e barnave në spital, ndërsa thotë se ka dashur të takojë kryeministrin për t’i shprehur ankesat e saj.
“Doja t’i thosha Ramës të merren masa për ilaçe. Detyrohem t’i blej ilaçet jashtë, 300€ një ilaç”, ka thënë gruaja e cila trajtohet për kancer në Spitalin e Shkodrës, informon balkanweb.












