Foto Ilustruese
Një gomone me dy motorë me 250 kuaj fuqi është gjetur sot në lumin e Semanit nga policia kufitare e Vlorës. Sipas burimeve policore, gomonia përdorej për trafik lëndësh narkotike.
Policia ndërkaq ka shoqëruar edhe dy persona që ishin në gomone, të cilët kanë deklaruar fillimisht se e kishin blerë në Itali. Hetimet për këtë rast vijojnë.












