• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Një fëmijë me virusin HIV, i braktisur nga prindërit, është birësuar nga një çift francez”

admin by admin
17 December, 2015
in Global Image
0
“Një fëmijë me virusin HIV, i braktisur nga prindërit, është birësuar nga një çift francez”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të huajt dynden në Shqipëri për të birësuar fëmijët e braktisur nga prindërit. Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, Heroina Duka, dje bëri me dije se është shtuar numri i çifteve nga vende të ndryshme të Europës, që kërkojnë birësimin e fëmijëve shqiptarë. Sipas saj, 40 për qind e kërkesave për birësimin e vogëlushëve jetimë janë nga të huajt. Sipas Dukës, shtetasit e huaj nuk refuzojnë birësimin e fëmijëve që kanë probleme shëndetësore. Ajo pohoi se një fëmijë me virusin HIV, i braktisur nga prindërit, është birësuar nga një çift francez, ndërsa një çift italian pritet të birësojë para vitit të ri një vajzë që ka lindur me vrimë në zemër. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës pohoi se gjatë këtij viti janë birësuar 10 fëmijë, ndërsa 10 të tjerë janë në proces birësimi.

Zonja Duka, sa fëmijë janë birësuar gjatë këtij viti? 10 fëmijë kanë familjet e tyre të reja, ndërsa për 10 të tjerë po kryhen procedurat. Bëhet fjalë për fëmijë nga 3 muaj deri në 3 vjeç. 6 fëmijë janë birësuar nga prindër shqiptarë dhe 4 nga të huaj.

Si janë procedurat e birësimit të fëmijëve? Procedurat nisin në kohën kur fëmija strehohet e sistemohet në shtëpinë e fëmijës këtu në Durrës me urdhër të shërbimit social. Ne nisim të gjitha procedurat për t’u njohur ky fëmijë i braktisur nga prindërit e tij biologjikë. Më pas ne nisim procedurat në gjykatë dhe me vendim të këtij institucioni, fëmija konsiderohet i braktisur. Ne kemi afat tre muaj për fëmijët që braktisen në momentin e lindjes. Me vendimin e gjykatës dosja e fëmijës i kalon Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky komitet vendos më pas për birësimin e tyre.

A ka kërkesa për të birësuar fëmijët e braktisur? Të interesuarit aplikojnë pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit në Tiranë. Kam mësuar se ka shumë kërkesa dhe kërkesat janë më të larta se sa ka fëmijë aktualisht.

Mbi çfarë kriteresh birësohet një fëmijë?Duhet që familja birësuese të plotësojë të gjitha kushtet për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve. Jo të gjithë munden të birësojnë fëmijë. Familjet shqiptare janë prioritare. Nëse për 6 muaj, fëmijët qëndrojnë në pritje dhe nuk birësohen nga çifte shqiptare, u jepet e drejta të huajve.

Cilat janë preferencat e të huajve në lidhje me birësimin e fëmijëve?Të dhënat janë konfidenciale, por të huajt ndryshe nga familjet shqiptare, nuk kundërshtojnë të marrin fëmijët që kanë probleme shëndetësore. Një fëmijë me virusin HIV, i braktisur nga prindërit, është birësuar nga një çift francez, të cilët me sa kam mësuar, kanë bërë çdo gjë që fëmija të kurohet dhe ia kanë arritur qëllimit. Të huajt kanë mundësi financiare dhe arrijnë rikuperimin e shëndetit të fëmijëve të tyre. Këtu është edhe një vajzë e vogël që ka probleme shëndetësore.

Kush ka kërkuar birësimin e saj? Po, vajza ka lindur me vrimë në zemër. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar. Një çift italian ka rënë në dashuri me vajzën e vogël dhe presin që para Vitit të Ri ta marrin në shtëpinë e tyre. Nëna adoptuese është shumë e lidhur me vogëlushen dhe kjo e fundit me të. Presin vetëm vendimin e gjykatës që të bashkohen. Bashkëshortët italianë janë shumë humanë dhe kanë pranuar kurimin e vajzës.

Çiftet a kanë mundësi që t’i zgjedhin fëmijët para se t’i birësojnë?Jo, vendimet merren nga Komiteti Kombëtar i Birësimeve dhe prindërit vijnë këtu me vendimin e tyre. Bëjnë disa seanca ku njihen me fëmijët dhe çdo seancë njohjeje është emocion i vërtetë. Vogëlushët lidhen me prindërit birësues dhe shkëputja prej tyre deri në vendimin përfundimtar ngagjykata është torturë për të dyja palët.

Zonja Duka, sa fëmijë keni në total këtu?40 fëmijë, ku 20 janë rezidentë dhe 20 ditorë. Nga 20 fëmijë të braktisur, vetëm 2 prej tyre i njohin nëntat biologjike që vijnë dhe interesohen. Këta fëmijë më së shumti kanë nevojë vetëm për dashuri dhe një familje.

Previous Post

VIDEO/ Protestuesit domate dhe veze ne drejtim te Parlamentit

Next Post

Ristani: Nuk vlen kritika, vlen protesta. Parulla për Ramën nga veriorët. Ruci tensionin protestuesit

admin

admin

Next Post
Ristani: Nuk vlen kritika, vlen protesta. Parulla për Ramën nga veriorët. Ruci tensionin protestuesit

Ristani: Nuk vlen kritika, vlen protesta. Parulla për Ramën nga veriorët. Ruci tensionin protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.