• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arbitrazhi rrezon Ismailajn, mbyllet përpjekja e DIA-s për të marrë 135 mln euro

admin by admin
17 December, 2015
in Global Image
0
Arbitrazhi rrezon Ismailajn, mbyllet përpjekja e DIA-s për të marrë 135 mln euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka shmangur përfundimisht rrezikun për të paguar 135 milionë euro për kompaninë DIA. Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim.
DIA, një kompani e mbledhjes së borxheve, u kontraktua nga çekët e CEZ për të mbledhur detyrimet e prapambetura kundrejt tarifave që shkonin deri në 50 për qind.
Në janar të vitit 2013, kur u rikthye në administrim shtetëror, Operatori i Shpërndarjes e ndërpreu kontratën me DIA-n, që është përfolur si një instrument përmes të cilit u kanalizuan rryfshete për zyrtarët më të lartë të vendit.
Menjëherë pas këtij vendimi, DIA e hodhi në arbitrazh Operatorin e Shpërndarjes duke kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të njëanshme të kontratës.
Përgjatë kësaj kohe pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u arrestua për mashtrim, kështu që në vitin 2014, administratorja e kompanisë u bë Rebeka Gaskin, që ishte aksionere në këtë kompani.
Gaskin, një shtetase amerikane, më 3 dhjetor pranoi të tërhiqej nga arbitrazhi duke firmosur një marrëveshje që shuante çdo pretendim të DIA-s nga pala shqiptare, përfshirë pagesën prej 135 milionë euro.
Menjëherë pas kësaj, Kastriot Ismailaj e sfidoi këtë marrëveshje si të pavlefshme me pretendimin se Gaskin nuk kishte atribute për të vepruar në emër të DIA-s.
Çështja ka mbajtur pezull autoritetet pasi shuma në lojë ishte gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar dhe do të përbënte një goditje të fortë për financat e vendit.
Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Ismailajt duke e shpallur si të vlefshme marrëveshjen që shuante pretendimet e kompanisë, e nënshkruar nga Rebeka Gaskin.
Në vendim kjo gjykatë vëren se shtetasja Rebeka Gaskin ishte e autorizuar për të vepruar në emër të DIA-s, ndaj rrjedhimisht, marrëveshja e arbitrazhit që shuan çdo pretendim të këtij subjekti ndaj palës shqiptare është plotësisht e vlefshme dhe e shpall çështjen të mbyllur.

Sqarimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës detyrojnë “DIA”-n të tërhiqet nga Arbitrazhi Ndërkombëtar me Shtetin Shqiptar

prokuroria_1Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka pushuar gjykimin për kërkesën e kompanisë ‘DIA”, e cila pretendonte të përfitonte nga Shteti Shqiptar shumën prej 130 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Administratorja e kompanisë “DIA”, Rebecca Gaskin Gain, është tërhequr nga gjykimi në arbitrazh pasi është vënë në dijeni të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për administratorin e mëparshëm të kompanisë, shtetasin Kastriot Ismailaj.
Ish-administratori i kompanisë “DIA”, tashmë i pandehuri Kastriot Ismailaj, ka dorëzuar në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë kërkesën për të detyruar shtetit shqiptar që të paguante shumën e sipërcituar. Por, për shkak të problemeve ligjore në Shqipëri që kishte ky shtetas (aktualisht i arrestuar dhe i pandehur për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”), shtetasja amerikane Rebecca Gaskin Gain, drejtore e përgjithshme e kompanisë “DIA”, e regjistruar në Britishn Virgin Island, e ka shkarkuar nga detyra e administratorit shtetasin shqiptar Ismailaj dhe, pasi është emëruar administratore, ka paraqitur tërheqjen e kompanisë që përfaqësonte nga gjykimi në Arbitrazh, me argumentimin që të mos cenohej më tej imazhi i kompanisë.
Gjatë shqyrtimit në Arbitrazh, ish-administratori Kastriot Ismailaj, që deri në atë kohë nuk kishte pranuar në asnjë rast se ishte pronar i kompanisë “DIA”, ka paraqitur një dokument, sipas të cilit ishte ai që e kishte shkarkuar Rebecca Gaskin Gain nga detyra e administratores që në vitin 2012. Ky dokument shkarkimi, i cili ishte pjesë e hetimit në Shqipëri, u provua nga Prokuroria e Tiranës se ishte i falsifikuar në vitin 2015. Pra, shtetasja Rebecca Gaskin është “de jure” përfaqësuese e ligjshme e kompanisë “DIA”.
Kjo shtetase, pasi u vu në dijeni në Gjykatën e Arbitrazhit, për rezultatet e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës kundër shtetasit Kastriot Ismailaj, pranoi të tërhiqej nga gjykimi në arbitrazh, pasi konstatoi se kompania që përfaqësonte tashmë, nuk mund të fitonte këtë proces të nisur me iniciativë të Kastriot Ismailajt.
Gjatë gjykimit në Arbitrazh, përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë kanë kundërshtuar pretendimet e ish-administratorit të “DIA-s”, me argumente ligjorë të përgatitura nga përfaqësues të OSHEE-së dhe institucioneve qendrore, me bazë kryesore materialet hetimore të Prokurorisë së Tiranës.
Shtetasi Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri (DIA), në datën 01. 02. 2011, ka lidhur kontratë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike “CEZ Shpërndarja” sh. a., e administruar nga kompania Ceke, “CEZ a. S.”, me seli në Pragë, me qëllim mbledhjen e borxheve që abonentët shqiptarë i kishin shoqërisë së shpërndarje së energjisë elektrike.
Me datën 28. 10. 2011, subjekti “ÇEZ Shpërndarje” sha. a., i ka dërguar një njoftim zyrtar subjektit “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri, për zgjidhjen e kontratës së shërbimit datë 01.02.2011 “Për mbledhjen e borxhit”. Vendimi për zgjidhjen e kontratës bazohet në arsyetimin se palët nuk arritën të bien dakord mbi objektivin për periudhën e dytë të mbledhjes së borxhit deri me datën 20.10.2011. Pas zgjidhjes së kontratës, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka paraqitur një padi në Arbitrazh,  në bazë të së cilës kërkon dëmshpërblim në shumën 130.000.000 milion Euro.
Gjykimi në Arbitrazhin e Vjenës po zhvillohej në kohën që në Shqipëri, Shteti Shqiptar mori sërish pronësinë e kompanisë “CEZ-Shpërndarje” sh. a., në bazë të një marrëveshje me kompaninë Ceke “CEZ a. s.”. Në këtë mënyrë, palë në Gjykatën e Arbitrazhit përballë shtetasit Kastriot Ismailaj ishte tashmë Shteti Shqiptar, si administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE, ish-CEZ Shpërndarje). Juristët e shoqërisë OSHEE, në bashkëpunim me Prokurorinë Shqiptare, kanë zbuluar ndër të tjera se shtetasi Kastriot Ismailaj ka paraqitur në vazhdimësi  të dhëna dhe prova të falsifikuara në Gjykatën e Arbitrazhit.
Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese,  ka nisur hetimet  ndaj këtij shtetasi që prej vitit 2012 (përpara se të ngrihej padia nga i pandehuri Ismailaj), fillimisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe më pas për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, të parashikuar nga nenet 287 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Gjatë hetimeve paraprake, të cilat tashmë janë në mbyllje dhe brenda pak ditësh dosja do të dërgohen në gjykatë, me kërkesë së Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin Kastriot Ismailaj, pasi dyshohej se ai kishte konsumuar veprat penale të sipërcituara.
Veprimet hetimore të Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me juristë të OSHEE dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë në procesin e arbitrazhit “DIA-OSHEE”.
Në bazë të dokumenteve të Prokurorisë së Tiranës provohet plotësisht se i pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar një skemë mashtruese, bazuar në dokumente fiktivë, në bashkëpunim me persona të tjerë nën hetim, për të përfituar në mënyrë të padrejtë vlera financiare nga “CEZ-Shpërndarje”.
Provat e hetimore të grumbulluara gjatë hetimeve paraprake, marrja në përgjegjësi penale, caktimi i masës së sigurimit, etj. kanë ndikuar në vendimmarrjen e adminstratores së re të “DIA-s”, Rebecca Gaskin Gain, për t’u tërhequr nga gjykimi në Arbitrazh që kompania tashmë nën drejtimin e saj kishte nisur më parë me Shtetin Shqiptar.
Në vendimin final të saj, dt. 14.12.2015, Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë, ka pushuar gjykimin për kërkesën e “DIA”-s, e cila është përfaqësuar në pjesën më të madhe të kohës nga administratori Kastriot Ismailaj dhe në përfundim të procedurave gjyqësore, u përfaqësua nga administratorja e re, Rebecca Gaskin Gain.

Previous Post

Komisioni i Venecias diskuton nesër draftin e Shqipërisë për reformën në drejtësi

Next Post

Greqi, goditet banda e shqiptarëve, arrestohen 3 persona, mes tyre një femër

admin

admin

Next Post
Greqi, goditet banda e shqiptarëve, arrestohen 3 persona, mes tyre një femër

Greqi, goditet banda e shqiptarëve, arrestohen 3 persona, mes tyre një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.