Nesër pogradecarët kanë festën e verërave ku provojnë , shijojnë dhe shesin prodhimet e tyre e vecanërisht verën e butit.
Bashkia e Pogradecit fton qytetarët e Pogradecit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në Festën e Verërave 2015.
Festa organizohet në dy ditë, nesër dhe pasnesër, 18 dhe 19 Dhjetor 2015 në Sheshin e Qytetit (para Pallatit të Kulturës). Festa hapet në orën 17:30.
Pjesë e festës do jenë edhe konkurset për verën më të mirë, të bardhë dhe të kuqe, si edhe konkursin e poezisë më të mirë për verën. Nuk do të mungojnë surpriza të tjera, thuhet në një njfotim të bashkisë së Pogradecit.












