Policia e Korçës
Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka gjetur trupin e pa jetë të një personi. Sipas policisë, personi i pa jetë është Jani Kollçinaku, i njohur ndryshe edhe si Landi i Mirasit, 40 vjeç dhe se trupi i tij i pa jetë, është gjetur përgjatë aksit rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Miras.
Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm që kanë pikasur fillimisht viktimën në rrugë dhe pas njoftimit të policisë, është bërë identifikimi i tij, si edhe është konstatuar se ai kishte disa plagë në trup.
Nga ana e policisë lokale po hetohet për aksident dhe për pistën e vrasjes.
Sipas burimeve të policisë së Korçës mësohet se viktima, Jani Kollçinaku, është i njohur si element për shitjen dhe trafikimin e drogës.












