Është arrestuar pas disa kohësh në kërkim nga Policia e Vlorës një 43 vjecare që akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj. Policia e Vlorës bën me dije se ka ndaluar Lindita Dhorajn, 43-vjec, e shpallur në kërkim për dhunë fizike ndaj motres së bashkëshortit të saj (kunatës). ‘Kapja dhe ndalimi i saj u krye nga Shërbimet e Policisë pasi kjo shtetase, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike të përsëritur, kundrejt motres së bashkëshortit të saj”- thuhet në njoftimin zyrtarë të policisë. Gjykata e ka dënuar me 8 Muaj Burg për këtë vepër penale, pra për “Dhunë në familje”.












