Kohët u fundit euro, monedha me e këmbyer në vend është zhvlerësuar ndaj lekut duke u këmbyer këtë fundjavë me më pak se 138 lekë. Në dy muajt e fundit, euro ka zbritur tre herë nën këtë kufi.
Agjentët e këmbimit valutor thonë se zhvlerësimi i euros erdhi pas goditjeve në Francë.
Euro në tregun shqiptar pritet të mbetet e dobët edhe ditët e fundit të dhjetorit, për shkak të kthimit të emigrantëve.
Në fillim të këtij viti, një euro u këmbye me gati 140 lekë. Dobësimi i monedhës europiane ka lehtësuar ata që kane kredi në këtë monedhë, ndërsa penalizohen eksportuesit tanë në Europë.












