Zhvillimet intensive ka pasur, jo vetëm ditët e fundit, por edhe sot te mazhoranca. Kushtet e Ilir Metës ndaj Edi Ramës, për plotësimin e kërkesave të opozitës, për zgjedhje të lira e të ndershme, janë karakterizuar sot nga takime brenda kampit të mazhorancës.
Pas takimit më se një orësh midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, dy krerët e koalicionit kanë vijuar takime të ndara me bashkëpunëtorët e tyre.
Ndërsa Ilir Meta ka vijuar takimet me Petrit Vasilin në ambientet e Kryesisë, Edi Rama ka thirrur dhe ka pritur në një takim tjetër në Kryeministri, kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçin dhe kreun e degës së PS-së së Tiranës, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.











