Përfshihet nga flakët tregu elektrik në kryeqytet i cili ndodhet ne krah të fushës “Ali Demi”.
Pavarësisht se flakët kanë përfshirë një kabinë elektrike, pranë së cilës jetojnë disa familje të komunitetit rom, frika për zgjerimin e tij ka qënë e madhe.
Tymi është përhapur në gjithë zonën, ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Momentalish ende nuk dihen shkaqet ë rënies së zjarrit, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë për të vendosur flakët nën kontroll, në mënyrë që të shmangin përhapjet e tyre.











