
Qytetarët që nga Tirana do te udhetojne drejt jugut te vendit apo Shqipërisë se mesme duke filluar nga dita e hene do nisin udhëtimin nga ish drejtoria e doganave pranë “Shqiponjës” në Laprakë.
Sheshi i ish drejtorise se pergjithshme te doganave bashkia e Tiranës e ka kthyer ne nje terminal per linjat e transportit nderqytetase.
“250 autobusë që çdo ditë bëjnë linjat e jugut dhe Shqipërisë së Mesme, nga sot e tutje nuk do të futen më përmes Tiranës. Kjo do të thotë se 250 nyje trafiku që krijoheshin gjatë ditës, sot janë një zhbllokim për qytetin”- tha Veliaj.











