Deputeti i majtë Eduard Ndocaj që është ndërkohë edhe nënkryetar i PDK-së, komentoi sot hetimet per prefektin e Lezhës duke deklaruar se përvec tij edhe drejtorët janë të korruptuar.
“Pastrimi i ps ne lezhe fillon nga drejtoret e emruar qe jan te korruptuar , jan edhe te tjere qe shpejt do dalin ne banken e te akuzuarve si ky gjys prefekti”, shkruan Ndocaj në Facebook.
Deputeti i lezhës është shumëkritik ndaj administratës së qarkut që përfaqëson. Ai ishte një nga personat që ndihmuan humbjen e kandidatit të LSI në lezhë në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie.












