Opozita ka nisur protestën e radhës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku sot do të zhvillohet edhe seanca e fundit plenare për vitin 2016.
Në këtë protestë, e organizuar nga të rinjtë e FRPD, nuk mungojnë edhe gjetjet për shprehjen e kundërshtimit ndaj kryeministrit dhe qeverisë, sikurse valixhet, me mbishkrimin “Rama ik!”.
Partia Demokratike ka lajmëruar protestën e saj të radhës prej ditësh.
Ndërkohë deputetët e Partisë Socialiste kanë qenë të parët që janë futur në Kuvend, disa minuta para grumbullimit të protestuesve.












