Është goditur një tjetër një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Policia Kufitare. Policia e Sarandës kanë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në Pikën Kufitare të Qafë-Botës dhe kanë vënë në pranga 48-vjeçarin Dhimitër Çami, banues në fshatin Xarrë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet policore në automjetin tip “Toyota” me targë: AA553HV, në pronësi të Çamit, kanë gjetur 20 kg Cannabis, të ndarë në 36 pako, të mbështjella me natriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë së automjetit.
Gjithashtu Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit, si dhe arrestimin në flagrancë të Dhimitër Çamit, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.











