Ditën e sotme është vënë në pranga një oficer i Policisë Gjyqësore të Shkodrës. Ai është Genc Filipi.
Ka qenë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Shkodër që ka bërë arrestimin e zyrtarit të policisë.
Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet e arrestimit të tij. Oficeri Genc Filipi është arrestuar në Velipojë teksa ndodhej në një shtëpi pushimi. Arrestimi i tij nga SHÇBA është bërë rreth orës 18:30 minuta. Më tej pritet të zbardhen arsyet e arrestimit.












