Një zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë përpunimi druri në Xhafzotaj.
Fabrika që shërben për përpunimin e druve të zjarrit për ngrohje është pushtuar nga flakët. Lajmin e bën të ditur Shërbim Zjarrfikës në Durrës.
Forcat zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe të portit gjithashtu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Zjarri është favorizuar nga lënda e parë që ka në magazinë.











