Shtyhet për një vit vlefshmëria e pasaportave për të miturit.
Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se kjo shtyrje është për fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Të njëjtat burime pohuan se këto mjete identifikimi janë dhënë nga muaji prill 2009 deri në korrik 2010, ndërsa mësohet se ato janë shtypur gabimisht me një afat 10-vjeçar.











