Artan Lame, studiues dhe ish-fitues i çmimit “Lumo Skëndo” nga Biblioteka Kombëtare për albumin për Princ Vidin, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar çmimin e dhënë Rita Petros për librin me poezi erotike “Vrima”.
Ai, më shumë se me poezitë merret me figurën e Lumo Skëndos, të cilën e sheh të tallur përgjatë një shekulli të tërë, herë nga zotërinjtë e herë të tjera nga poezitë.
Postimi i plotë i Artan Lames në “Facebook”
Nga lajmet: “Për vitin 2014, çmimi i bibliofilisë ‘Lumo Skëndo’ u dorëzua për botimin e vëllimit poetik ‘Vrima’ të autores Rita Petro”.
O Lumo, të mori lumi. S’gjeti karar i ziu Mit’hat bej. Në të ri e bëri copë Çajupi, kur e mallkonte “të plastë koka more beu ynë”. Në pleqëri u tall me të sa deshi Shefqet Musaraj tek “Epopeja e Ballit Kombëtar”. Dhe tani së vdekuri, edhe kjo i duhej, “Vrima” e Petros. Shembull i përjetshëm i degradimit të kohëve! Zuri fill me zotnitë sqimatarë të shekullit që shkoi dhe përfundon me “Vrimën” e shekullit tonë…











