Policia e Korcës kreu sot dy arrestime pasi dy persona në bashkëpunim mes tyre, rrëmbyen për qëllime fitimi një shtetase 24-vjeçare.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit të Krimeve të Rënda, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
• Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan-Korçë.
• Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë-Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje në fshatin Dobranj-Devoll, kanë rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj, shtetasen V.Sh, 24 vjeç.
Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24 vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit prej tyre të shumës prej 400 Euro.
Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24 vjeçaren, në shtetin Maqedonas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer ne bashkëpunim parashikuar Kodit Penal.












