Pesë vëllezër janë konfliktuar me djalin e xhaxhait të tyre për shkak të një vije uji. Sherri mes kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e kosës dhe lopatës.
Ngjarja ka ndodhur në Proptisht të Pogradecit, ku pjesë e sherrit ishte dhe administratori i njësisë administrative, Gëzim Alla bashkë me katër vëllezërit e tij.
Ata janë konfliktuar me djalin e xhaxhait të tyre, Kujtim Alla, pasi kishin futur në tokën e këtij të fundit një ekskavator për të hapur një vijë uji.
Sherr mes dy fiseve që ka nisur prej 7 vitesh ka përfunduar me dëmtime të rënda për Kujtim Allën. Atij i është prerë njëri vesh si dhe ka pasur brinjë të thyer gjatë sherrit.
Policia ka ndaluar një prej vëllezërve të Gëzim Allës, por familjarët e të dëmtuarit thonë se është ky i fundit përgjegjës për plagosjen. Ata kërkojnë arrestimin e administratorit pasi në të kundërt paralajmërojnë vetëgjyqësi.











