Policia ka zbardhur sipas saj motivet e pengmarrjes së Klajdi Gjeçit ditën e djeshme në Tiranë.
Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi kanë dëshmuar në polici lidhur me sherrin që ka cuar në rrahjene Gjecit.
Sipas dëshmisë të Klejdi Yzeirajt, i cili është edhe pronar një lokali në zonën e “Freskut” në Tiranë, konflikti me Gjeçin nisi pasi ky i fundit u konfliktua me personelin e restorantit.
Gjeci është konfliktuar me një kamerier dhe me vetë Yzeirajn.
Pasi është larguar, Yzeiraj se bashku me Seferin dhe një person tjetër që nuk është arrestuar ende, e kane ndjekur dhe i kanë prerë rrugën me një automjet fuoristradë Gjeçit që udhëtonte me automjetin e një të njohurit të tij.
Mbërëmë fill pas kapjes së Yzeirit, burime të policisë i thanë gazetarëve se Gjeci ishte ngatërruar me një person tjetër.












