Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një mbledhje të palajmëruar më parë me aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend. Takimi i Bashës me aleatët opozitarë po zhvillohet në selinë blu.
Koalicioni Opozitar përmes një deklaratë rikonfirmoi se vetëm krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.
Kreu i LSI Ilir Meta ka kërkuar një qeveri besimi ndërsa PDIU ka thënë se vendi ka nevojë për reformë zgjedhore të thellë.












