Një burrë vrau sot gruan dhe vajzën e tij e fill më pas edhe veten në Neë Jersey.
Vajza dhe gruaja gjendeshin të shtrira në krevat. Pas aktit makabër ktheu armnë nga vetja dhe i dha fund jetës.
Skena e rëndë ndodhi në një apartament luksoz ku u gjendën trupat e Michael Stasko 53 vjeç, gruas së tij Melisës, 49 vjeç dhe vajzës 8 vjeçare Nellie.
“Ne nuk e dimë pse Z.Stasko e goditi gruan dhe vajzën”, thanë prokurorët.
Policët i gjetën trupat pas një telefonate nga vëllai i Z.Stasko, i cili ishte shqetësuar sepse i vëllai nuk i përgjigjej.












