Foto Ilustruese
Një zjarr ka rënë në një dyqan ushqimor. Ngjarja ka ndodhur në Laknas, Tiranë, ndërsa mësohet se dyqani është shkrumbuar.
Për fatin e mirë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, gjithsesi hetimet për zbardhjen e shkaqeve vazhdojnë.











