Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në minierën e kromit në Bulqizë, ku një punëtor 25-vjeçar ka humbur jetën.
Njoftohet se se punëtori që ka humbur jetën në minierë është shtetasi Renato Alimani, i cili punonte në transportin e jashtëm tek shkarkimi i kromit. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.











