Kryeministri Edi Rama i cili muajt e fundit ka artikuluar shumë luftën antiinformalitet, ka qenë “i pranishëm” edhe sonte në darkën me gazetarët, me një “gjetje”, të tijën, duke lënë në çdo tavolinë nga një kupon, i pretenduar si tatimor, por që ishte thjesht dhe vetëm, formal. Sepse…, mungesa e vlerës, çmimit, apo edhe TVSH-së së llogaritur, e dëshmon këtë kupon jotatimor.












