Dhjetëra banorë protestuan në Librazhd paraditen e sotme. Ata kërkojnë krijimin e vendeve të lira të punës dhe mbajtjen e premtimeve nga Rilindja.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin e qytetit dhe marshuan përmes tij. Shoqëria civile dhe Partia Demokratike ishin në mbështetje të kësaj proteste.
Organizatorët mbajtën fjalimet përkatëse duke akuzuar qeverinë për mos mbajtje të premtimeve dhe për gjendjen tejet e vështire ekonomike.











