Një dyqan i shkembimit të valutes është sulmuar ditën e sotme në qytetin e Fierit. Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kapuc dhe syze kanë hyrë brenda dhe kanë kercenuar punonjesin e pikës. Sulmi ka zgjatur vetem pak minuta dhe grabitesit arritën të merrnin vetem një mijë euro. Punonjësi i terrorizuar ka deklaruar për policinë se nuk i njihte autoret.












