Zjarre të mëdha kanë rënë në Korcë dhe Tepelenë këto ditë të ftohta dimri. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë ato nuk po shuhen sa është krijuar përshtypja se policia në fakt nuk po ndërhyn.
Këtë situatë të çuditshme që po ndodh vetëm me pyjet shqiptare në mes të dimrit e komenton edhe ish-Kryeministri Berisha.
“Te dashur miq, zjarre te medha, njelloj si ne piskun e vapes se gushtit kane shperthyer ne zona te ndryshme te vendit. Keshtu, vetem dhjete diteshin e fundit, zjarret masive kane shkrumbuar qindra hektare pyje ne kryeqytetin europian te kanabisit, Tepelene, por dhe ne parqet kombetare te Dardhes dhe Dajtit perkatesisht ne Korçe dhe Tirane. Por dhe ne dhjetera zona te vendit, parcela te tera pyjore po digjen nen indiferencen totale te autoriteteve zjarrevenese. Burime te sigurta nga policia njoftojne se pyjet po i djegin narkotrafikantet e partise kanabiste per te zgjeruar plantacionet e tyre te kanabisit! Sb”












