Plagosja më armë zjarri e dy të rinjve, Klevis Halitit dhe Jurgen Mullait ka ardhur pas sherri për fishekzjarrët.
Ngjarja është zhvilluar ngjitur me loaklin “Vila 23” në qendër të Kamzës. Dy të plagosurit, Mullai dhe Haliti sapo kishin hedhur disa fishekzjarrë në afërsi të lokalit.
Pas kësaj Alfred Ruçi dhe Amarildo Dushku kanë shkuar të debatojnë me personat që hodhën fishekzjarret.
Situata ka përshkallëzuar më pas në konflikt fizik me fyerje dhe sharje, derisa Ruçi dhe Dushku kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të viktimave.
Sipas policisë Mullai ka marrë tre plumba, ndërsa Haliti ka marrë katër të tillë. Të dy janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rëndë.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes fillimisht në këmbë.











