Ish zëdhënsja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli ka postuar sonte një set fotosh nga pritja që dha Kryeministri Berisha për gazetarët në vitin 2012 me rastin e festave të fundvitit.
Në foto duket qartë diferenca me ato që bën Kryeministri Rama. Por ajo që bie më shumë në sy është se Berisha sajdis më së shumti gazetarët kritikë ndaj tij ndërkohë që vështirë se gjen një foto me ata që punonin në media proqeveritare, vec atyre të Klanit.






















