Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan në Vaun e Dejës duke shkaktuar dëme të jashtme të lokalit.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit tek dyqani i qytetarit A.L.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Besohet se eksplozivi është hedhur për presion ndaj pronarit të dyqanit.
Deri tani jane shoqeruar 10 persona. Pronari I lokalit eshte shprehur se nuk ka pasur konflikt me njeri.












