Sërish Huffington Post ka shkruar sot një tjetër shkrim ku vë në lojë qeverinë shqiptare. Duke sajuar një grusht themelues i cili është i ngjashëm më një grusht shteti por ndryshon prej tij pasi nuk ka ndërmend të sjellë në pushtet një administratë diktatoriale autori i shkrimit Jaime Pozuelo-Monfort, që ka shkruar disa artikuj të tjerë rreth Shqipërisë muajt e fundit, sugjeron ndërtimine alternativave të qarkullimit të pushtetit jo vetëm nëpërmjet partive politike.
Sipas tij paradigma e postpolitikës kërkon skuadër të përformancës së lartë që ofron mundësinë e zëvëndësimit të politikës me një kompozitë të tillë.
Për autorin politika si një paradigmë e qeverisjes është e vjetëruar. Politikanët janë sharlatanë profesionistë, të cilët dinë të përshtasin retorikën e tyre dhe diskursin politik me kërkesat e shoqërisë. Partitë politike rrallë rrallë tërheqin më të mirtë dhe mbushin radhët e tyre me mediokër të cilët janë shpesh në politikë. Kjo pasi ata regjistrohen në partitë politike në një moshë të re për të siguruar një punë dhe më pas shpërblehen në parti ose në nivelet e administratës publike. Shoqëria bie viktimë e një dinamikës populiste, e cila ka bërë premtime të cilat mbeten të paplotësuara.
Sipas autorit ideologjia nuk ka rëndësi dhe sikurse thekson ai ata që thonë se zgjidhjet reale për problemet reale shtrihen në anët djathtas ose majtas të spektrit ideologjik janë ose injorantë ose gënjejnë. Radikalizmi nuk është më si i tillë as në të majtën apo të djathtën. Radikalizmi ka të bëjë me fuqizimin e një qeverisje radikalisht të re në politikë që unë i quaj post-politikë, thotë autori. Post-politika është një qëndrim radikal markë e re për shkak se ajo ka lindur me rrënjë të ndryshme.
Monfort shkruan se ai është duke projektuar një skuadër të tillë në Shqipëri dhe se ka takuar disa personalitete që mund t’i përkasin grupit që ai e quan megjithatë parti, Monfort Party e cila ka sipas tij zero kosto për shoqërinë.
Ai ka ndërtur profilet e drejtorit të Sigal Avni Ponari dhe të Kastriot Islamit, që për të janë profilet e duhura për të drejtuar vendin.
Për të nuk ka rëndësi që Ponari është biznesmen apo se Islami i përket një partie politike.
Ponari mendon si drejtues biznesi dhe një drejtues biznesi mund të jetë ndërkohë edhe kryeministër nëse është një personalitet i spikatur. Një biznes sigurimesh ndërtohet mbi kredibilitetin dhe besimin si dhe korrektësinë e pagesave të dëmeve në kohë.

Ne foto Monfort dhe drejtori I Sigal, Avni Ponari
Ndërsa Kastriot Islami ka një përvojë të rrallë politike si deputet i së majtës dhe të djathtës, ka qënë ministër i jashtëm dhe ministër financash ndërkohë që është ekspert i teorisë së kaosit, një rimarrje nga fizika ku ai ka kryer studimet.
Ky mund të ishte zëvëndëskryeministri i duhur në një qeveri, thotë autori i shkrimit.

Ne foto Monfort dhe deputeti I PD, Kastriot Islami











