Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi ka bërë publike skemën e shpërblimeve për festat e fundvitit. Shpërblimet që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të reja. Sipas kryeministrit kjo është një fazë e ndërmjetme, pasi operacioni kompleks i reformave po vazhdon.
JA KATEGORITË PËRFITUESE
Shpërblim 2 mijë lekë të reja
84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
68 mijë përfitues të kategorisë PAK
372.932 pensionistë
145.580 persona që marrin pension bujqësor
3595 persona që marrin trajtim të veçantë
Persona që marrin pension të parakohshëm
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë
Shpërblim 40 mijë lekë të reja
Mësuesit e spikatur
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë
Shpërblim 50 mijë lekë të reja
Studentët e ekselencës
Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar











