Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina një 29-vjeçar të dënuar për plagosje me pasojë vdekjen.
Policia njofton se Thoma Canaj, nga Velçë e Vlorës është arrestuar në Athinë më 2013, dhe është ekstraduar ditën e sotme.
Canaj është dënuar në shkurt të 2003 nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg, pasi në vitin 2002, ka plagosur me pasojë vdekjen Arjan Dyrmishin, dhe ka plagosur Rei Skëndaj. Pas bashkëpunimit të interpol Athinës me Interpol Tiranën u bë arrestimi i tij dhe ekstradimi drejtë vendit tonë.











