Qeveria është tërhequr nga vendimi i saj i mëparshëm që të ndalojë bashkitë të japinleje për pallatet mbi 6 kate.
Tashmë është zyrtare, lejet e ndërtimit për pallatet me mbi 6 kate do të mund të jepen nga njësitë vendore. Vendimi i qeverisë i marrë pak muaj më parë tashmë ka hyrë në fuqi dhe në të përcaktohet se lejen për pallatet mbi 6 kate do të jepen nga bashkitë, ndërsa KKT-ja do të bëjë kontrollin. Kontrolli i lejes së ndërtimit për këto pallate do bëhet brenda 10 ditëve, ndërsa për rastet kur kalohet ky afat dhe nuk është bërë asnjë vërejtje, atëherë leja konsiderohet e ligjshme.
Vendimi:
“Për objektet mbi 6 kate, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, leja e ndërtimit jepet nga autoriteti vendor përgjegjës pas kontrollit paraprak pa vërejtje të Këshillit Kombëtar të Territorit, brenda 10 (dhjetë) ditëve, lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces. Me kalimin e afatit 10-ditor, pa vërejtje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kontrolli i përputhshmërisë konsiderohet i përfunduar pozitivisht dhe kërkesa për leje shqyrtohet nga autoriteti vendor përgjegjës.
Ngarkohen ZVRPP-te përkatëse për te pasqyruar/regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve, që vijnë si pasojë e miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit sipas këtij neni dhe vendimit nr. 5, datë29.12.2014, të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e zonave të urbanizuara të territorit. Certifikata e pronësisë e përditësuar si më sipër i lëshohet pronarit të pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të këtij të fundit”.












