Këto janë disa nga fotot e fëmijëve në një kamp emigrantësh në Calais të Francës. Më shumë se 6 mijë njerëz po jetojnë në kampin e shkretuar dhe në fotot tregojnë qartë përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të mbijetuar aty. Banorët e kampit janë fëmijë jetimë, të cilët kanë ardhur vetëm në Europë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. E ndërsa e gjitha bota po përgatitet për të festuar Vitin e Ri, për ta nuk ka gëzim dhe dhurata.
















