Instituti i Mjekesise Ligjore ka ndryshuar shkakun e vdekjes së foshnjës 3 muajshe Melisa Mërkuri. Sipas këtij institucioni Merkuri vdiq për shkaqe të tjera që nuk lidhen me të ftohtin.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kerkon pershpejtimin e procedurave per percaktimin e shkakut te vdekjes se foshnjes 3 muajshe Melisa Mustafaj.
Kerkesa e Ministrit referuar sensibilitetit te larte publik por edhe shqetesimit te adresuar nga ana e Avokatit te Popullit.
Nga te dhënat paraprake të kqyrjes së jashtme dhe asaj të brendshme, përjashtohet një vdekje e ardhur si rezultat i të ftohtit (nga temperatura te ulta), ka konkluduar Mjekësia Ligjore.
Sipas këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë, te dhënat e tjera të evidentuara janë në proces verifikimi të plotë me ekzaminim mikroskopik.
Prindërit e vajzës deklaruan se foshnja ka qënë shumë mirë dhe se vdekja i erdhi për shkak të të ftohtit. I ati kërkoi dje nga shteti mundësinë të kishte një arkivol për vajzën që humbi si dhe të arrinte të shpëtonte vajzën tjetër më të madhe.











